Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Veliaj e kundërshtoi në Kushtetuese, Rama njofton KQZ-në për vendimin e shkarkimit
Qeveria ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendimin e marrë më 25 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Shkresa i është depozituar KQZ-së të njëjtën ditë, por bëhet publike vetëm pas ankimimit të Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e shkarkimit. “Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25.09.2025, ju bëjmë me dije se është miratuar vendimi nr. 539, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj,” thuhet në shkresën e qeverisë. Ndërkohë Veliaj ka kundërshtuar vendimin dhe e ka dërguar çështjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke sfiduar shkarkimin e tij.