“Vladimir Putin nuk dëshiron armëpushim”, ministri gjerman Pistorius: Prioritet i Europës duhet të jetë mbështetja e Ukrainës

“Vladimir Putin nuk dëshiron armëpushim”, ministri gjerman Pistorius: Prioritet i Europës duhet të jetë mbështetja e Ukrainës

Ministri gjerman Pistorius thekson se Vladimir Putin nuk dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, dhe se përpjekjet diplomatike për marrëveshje paqeje mbeten të pafrytshme. Ai nënvizon se prioriteti i Evropës duhet të jetë fuqizimi dhe mbështetja e Ukrainës për të arritur një paqe të qëndrueshme në të ardhmen. “Qëllimi ynë është që Ukraina të hyjë në negociata kuptimplote, por për këtë, Ukraina duhet të jetë e fortë. Kjo është përgjegjësia jonë si evropianë dhe detyra e kohës sonë”, tha Pistorius. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën për rritjen e mbrojtjes në Evropë dhe për një NATO më evropiane, që të garantojë lirinë dhe paqen e kontinentit. Top Channel