DW/ Katastrofa infrastrukturore e Gjermanisë

DW/ Katastrofa infrastrukturore e Gjermanisë

Sa mund dhe duhet të shpenzojë shteti e për cilat projekte? Drafti i ministrit Federal të Financave dhe Zëvendëskancelari, Lars Klingbeil (SPD) për buxhetin e vitit 2026 po diskutohet dhe pritet të miratohet nga deputetët në fund të nëntorit. Një gjë është që tani e qartë: debatet nuk do të jenë të lehta. Shumë ministri duhet të operojnë me buxhete të reduktuara ndjeshëm, sepse të ardhurat nga taksat nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet qeveritare. Në fillim të diskutimeve për buxhetin, Klingbeil foli për kohë të vështira. Qeveria e CDU/CSU dhe SPD do të duhet të marrë "vendime të guximshme dhe ndonjëherë të pakëndshme". "Do të jetë e lodhshme, do të jetë sfiduese". Borxhi është i madh. Ka qenë vetëm më i lartë gjatë pandemisë së koronavirusit. Gërmimet të...