Deputetët demokratë kërkojnë interpelancë urgjente me Ramën për takimin në Aruba

Deputetët demokratë kërkojnë interpelancë urgjente me Ramën për takimin në Aruba

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me raportimet për takimin e fshehtë në Aruba mes përfaqësuesve të qeverisë dhe mafias, si dhe për ndikimin e krimit të organizuar në ekonominë shqiptare. Kërkesa, e firmosur nga 7 deputetë të PD-së, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luciano Boçi, Ina Zhupa dhe Flamur Noka, vjen pas raportit të DASH që e cilëson ekonominë shqiptare të ndikuar rëndë nga të ardhurat kriminale dhe pastrimi i parave. Në thelb të interpelancës është takimi i vitit 2019 në Aruba, ku, sipas dokumenteve të Antimafias italiane dhe Policisë gjermane, persona të afërt me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë në negociata me krerë të botës së krimit për ndërtimin...