“Veliaj nuk e pranoi pazarin që i ofroi Rama”, Berisha: Kukulla në Presidencë do firmosë që sot datën e zgjedhjeve

“Veliaj nuk e pranoi pazarin që i ofroi Rama”, Berisha: Kukulla në Presidencë do firmosë që sot datën e zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike e ka komentuar si një refuzim nga ana e Veliajt të paktit të ofruar nga Rama, faktin që kryebashkiaku i është drejtuar Kushtetueses. Duke folur në një konferencë me mediat, lideri i opozitës, Sali Berisha tha se ish-kryebashkiaku nuk pranoi që të linte në fuqi vendimin e shkarkimit, duke shtuar se kjo i ishte kërkuar nga Vangjush Dako në qeli. Sipas Berishës, pavarësisht se beteja do të vijojë në Kushtetuese, Presidenti Begaj do të firmosë që sot dekretin për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë. “Edi Rama pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo përpjekje për të bërë pazar me Veliajn që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Kushtetueses, duket se dështoi në këtë përpjekje....