Dy të rinjtë nga Berati tentojnë të trafikojnë minorenen nga Durrësi në Kosovë, arrestohen në Morinë

Dy të rinjtë nga Berati tentojnë të trafikojnë minorenen nga Durrësi në Kosovë, arrestohen në Morinë

Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar dy të rinj nga Berati, pasi akuzohen se kanë tentuar që të trafikojnë një të mitur nga Durrësi në Kosovë. Në pranga ka rënë i riu Eldi Guri, i cili ishte drejtuesi i automjetit që ndaloi policia. Po ashtu është arrestuar edhe pasagjeri Aleandro Keli, për moskallëzim të krimit. Ndërsa policia bën me dije se ditën e djeshme, familjarët e 14-vjeçares, kanë denoncuar largminin e minorenes nga shtëpia. “Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe. Nga...