“Dua të martohem sa më shpejt”/ Vittorio Sgarbi rikthehet fuqishëm pas betejës me depresionin

“Dua të martohem sa më shpejt”/ Vittorio Sgarbi rikthehet fuqishëm pas betejës me depresionin

Pas disa muajsh mungese të gjatë dhe zërash për shëndetin e tij, kritiku i njohur i artit dhe figura e njohur e politikës italiane, Vittorio Sgarbi, është rishfaqur në publik. Rasti ishte pjesëmarrja e tij në zgjedhjet rajonale në rajonin Marche, ku ai jeton prej vitit 2017. I shoqëruar nga partnerja e tij, Sabrina Colle, dhe avokati personal Giampaolo Cicconi, Sgarbi u paraqit në qendrën e votimit në komunën San Severino Marche, ku u prit nga kryetarja e bashkisë, Rosa Piermattei. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruajti: “Më shumë nga Marche sesa një vendas i Marche-s”, duke shoqëruar fjalët me foto nga vendvotimi. I veshur me kostum të zi, Sgarbi, 73-vjeç, u shfaq për herë të parë pas muajsh izolimi, i shkaktuar nga...