Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Samiti informal i BE-së, Danimarka ndalon fluturimet e dronëve civilë në të gjithë vendin
“Ne do ta mbyllim hapësirën ajrore daneze për të gjitha fluturimet e dronëve civilë nga e hëna deri të premten”, njoftoi të dielën Ministria Daneze e Transportit. Danimarka do të presë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-të mërkurën prandaj vendi ka në fokus të veçantë sigurinë, thuhet nga Ministria Daneze. Masa erdhi si pasojë e fluturimeve misterioze të dronëve mbi Danimarkë të shfaqura në ditët e fundit. Që nga 22 shtatori, shfaqja e dronëve të paidentifikuar në Danimarkë ka çuar në mbylljen e disa aeroporteve. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i ka quajtur këto “sulme hibride”. Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se kush është përgjegjës për incidentet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje. Bundeswehri do të ndihmojë Danimarkën për sigurinë e samitit Danimarka, si...