Ngjarje e rëndë! Policia ndalon 37-vjeçarin në Elbasan, i riu gëlltit qesen me lëndë narkotike

Ngjarje e rëndë! Policia ndalon 37-vjeçarin në Elbasan, i riu gëlltit qesen me lëndë narkotike

Kronikë E Hënë, 29 Shtator 2025 10:27 Një ngjarje e pazakontë është regjistruar më 27 shtator, në aksin rrugor Bradashesh–Elbasan, ku shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndaluan një automjet me xhama të zinj, për kontroll të dokumentacionit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., 37 vjeç, fillimisht ndaloi makinën, por refuzoi t’u bindet urdhrave të policisë për të paraqitur dokumentet. Për këtë arsye, ai u shoqërua në Komisariatin e Policisë për verifikim të mëtejshëm. Gjatë procedurave në ambientet e Komisariatit, 37-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore dhe u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet paraprakisht se E. M. ka gëlltitur një sasi të lëndës së dyshuar narkotike, ndoshta për të shmangur provat ndaj tij. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e...