Tronditje në Gjermani, akrobatja bie nga trapezi dhe humb jetën gjatë një shfaqjeje cirku përpara spektatorëve

Tronditje në Gjermani, akrobatja bie nga trapezi dhe humb jetën gjatë një shfaqjeje cirku përpara spektatorëve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një shfaqje cirku në Gjermani, ku një akrobate spanjolle humbi jetën përpara dhjetëra spektatorëve, mes tyre edhe fëmijë. Marina B., 27 vjeçe, nga ishulli spanjoll Mallorca, humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej pesë metrash gjatë një performance solo në trapez, në çadrën e Circus Paul Busch, në qytetin Bautzen, në lindje të Gjermanisë. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën pasdite, rreth orës 17:45, përpara rreth 100 spektatorëve, shumë prej të cilëve ishin familje me fëmijë. Sipas dëshmitarëve, publiku shpërtheu në britma teksa Marina ra në dysheme, ndërsa prindërit mbulonin sytë e fëmijëve të tyre. Disa të pranishëm u larguan menjëherë nga çadra e cirkut, të tronditur nga ajo që panë. Stafi i cirkut dhe emergjencat mbërritën menjëherë...