I vihet tritol servisit në Fushë-Krujë, pronari e gjen portën e dëmuar

I vihet tritol servisit në Fushë-Krujë, pronari e gjen portën e dëmuar

 Një tritol i është vënë gjatë natës një servisi makinash në Fushë Krujë. Mësohet se pronari teksa ka shkuar në mëngjes në punë, e ka gjetur qepenin e biznesit të dëmuar. Pas hetimeve nga policia, u zbulua se në qepen është vendosur tritol. “Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.