Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Rrethi Katror”/ Nga shkarkimi i Veliajt te njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania, përplasen analistët në studio
Këtë të diel, në “Rrethi Katror” në “E Diell”, u trajtuan disa tema aktuale të javës që lamë pas. Alfred Cako u ndal te shkarkimi i Erion Veliajt nga Bashkia e Tiranës. Ai e lidhi këtë me historinë e krijimit të Partisë Socialiste, kur tha se Partia Komuniste, dhe më pas ajo e Punës, në lidership nuk kanë vendosur asnjëherë katolikë apo njerëz nga veriu, por myslimanë, dhe se këtë trashëgimi duan ta vazhdojnë. “Që të marrim në shqyrtim momentin e tanishëm, duhet të shohim lidershipin e Partisë Komuniste, të Punës, dhe sot të PS-së. Kryesisht, angazhimin e ka pasur në jug kjo parti, asnjë katolik s’ka qenë në nivelet e larta të PS-së. Është goditur Veliaj edhe për shkak se filloi të ‘hante më...