Errësirë në Vorë dhe Bërxullë për më shumë se dy orë, banorët të revoltuar: Ndodh sa herë bie shi

Errësirë në Vorë dhe Bërxullë për më shumë se dy orë, banorët të revoltuar: Ndodh sa herë bie shi

Vora dhe Njësia Administrative Bërxullë po përballen prej më shumë se dy orësh me ndërprerje të energjisë elektrike, e cila ka nisur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme. Banorët e zonës raportojnë se situata nuk është e re, por përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu, duke shkaktuar shqetësime serioze në jetën e përditshme dhe aktivitetet ekonomike. Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë errësirë të plotë në gjithë zonën, ku të vetmet burime ndriçimi janë dritat e automjeteve që kalojnë në segmentin Tiranë–Durrës. “Kjo ndodh çdo javë kur bie shi! Jemi lodhur me premtime dhe arna. Kërkojmë zgjidhje të përhershme,” – thonë banorët.  Banorët i bëjnë thirrje urgjente OSHEE-së dhe institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë menjëherë për të rikthyer energjinë elektrike dhe për të...