Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hamasi: Kemi humbur kontaktet me dy pengje pas sulmeve izraelite në Gaza
Krahu ushtarak i Hamasit ka bërë të ditur se ka humbur kontaktet me dy pengje izraelitë, Matan Angrest dhe Omri Miran, pas operacioneve të ushtrisë izraelite (IDF) në lagjet Sabra dhe Tal al-Hawa të qytetit të Gazës. Sipas njoftimit të shpërndarë në kanalin Telegram, Hamasi paralajmëroi se “jeta e dy të burgosurve është në rrezik serioz”, duke akuzuar se sulmet ajrore dhe inkursionet tokësore izraelite kanë ndikuar në prishjen e komunikimit me grupet që mbanin pengjet. Në mesazhin e tyre, militantët palestinezë i kërkuan Izraelit të tërhiqet menjëherë në jug të autostradës 8 dhe të ndalojë sulmet ajrore për një periudhë 24-orëshe, duke filluar nga ora 18:00 e sotme, në mënyrë që ekipet e tyre të mund të kryejnë operacione shpëtimi dhe të kontrollojnë gjendjen...