Ky është kampi rus ku fëmijët e rrëmbyer ukrainas besohet se prodhuan dronë

Ky është kampi rus ku fëmijët e rrëmbyer ukrainas besohet se prodhuan dronë

  Kampi rus   Janë gjetur prova për herë të parë se fëmijët e rrëmbyer ukrainas janë përdorur nga Rusia për të montuar pajisje ushtarake, sipas kreut të ekipit të Universitetit Yale që po heton fatin e gati 20.000 të miturve që raportohet se janë rrëmbyer ose zhvendosur me forcë. “Është hera e parë që kemi parë ndonjë përshkrim të tillë të fëmijëve të përfshirë në ndërtimin e pajisjeve për operacione ushtarake”, tha për Radion Evropa e Lirë Nathaniel Raymond, drejtues i Laboratorit për Kërkime Humanitare në Yale. Raymond tha se ekipi i tij ka parë dokumente qeveritare ruse ku përshkruhej se si fëmijëve 13–17 vjeç u ishte dhënë një orë mësimi mbi montimin e dronëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake në prill të vitit...