U la në baltë nga kolegu, reagon sopranoja Eva Golemi: Nuk më kishte ndodhur kurrë!

U la në baltë nga kolegu, reagon sopranoja Eva Golemi: Nuk më kishte ndodhur kurrë!

Eva Golemi, Soprano TIRANE- Sopranoja e njohur Eva Golemi ka reaguar pas incidentit që ndodhi gjatë premierës së operës “La Traviata”, mbrëmjen e 26 shtatorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në skenën e fundit, ku personazhi i Violetës bie në krahët e Alfredos, tenori meksikan Mario Rojas nuk arriti ta realizonte momentin e parashikuar, duke qëndruar disa metra larg saj. Për pasojë, Golemi u rrëzua në skenë dhe u transportua menjëherë në spital për kontrolle mjekësore. Artisja konfirmoi për “Top Channel” se ndodhet në gjendje të mirë, edhe pse mjekët i kanë rekomanduar dhjetë ditë pushim. "Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ngjarja mund...