TKOB reagon pas incidentit me sopranon Eva Golemi

TKOB reagon pas incidentit me sopranon Eva Golemi

Eva Golemi TIRANE- Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka dhënë një reagim publik pas incidentit që ndodhi në premierën e “La Traviata”-s, ku sopranoja Eva Golemi u rrëzua në skenë dhe u dërgua në spital për kontrolle. Në komunikatën zyrtare theksohet se artistja ndodhet në proces rikuperimi dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze. Sipas TKOB, falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. REAGIMI I TKOB: Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes. Falë reagimit të menjëhershëm...