Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave/ Bien njëkohësisht 4 mijë faqe online, kryeministri: Sulme të orkestruara
Ndërsa zgjedhjet parlamentare janë duke u zhvilluar në Moldavi, kryeministri Dorin Recean denoncon se dje dhe sot, infrastruktura që lidhet me procesin zgjedhor ka qenë shënjestër i disa përpjekjeve për sulme kibernetike. Recean shpjegoi se hakerat shënjestruan portalin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe disa qendra votimi jashtë vendit. “Të gjitha sulmet u zbuluan dhe u neutralizuan në kohë reale, pa ndikuar në procesin zgjedhor, por aktualisht agjencia kombëtare e sigurisë kibernetike (STISC) ka urdhëruar bllokimin e platformës host.md për shkak të një sulmi masiv, i cili ka bërë afërsisht 4,000 faqe interneti të paoperueshme. Sulmet po orkestrohen njëkohësisht”, shtoi ai.