Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gazment Bardhi: Raporti i DASH, akuzë për gjendjen ku ndodhet ekonomia shqiptare
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se “raporti i vitit 2025 mbi klimën e investimeve në Shqipëri publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit është një aktakuzë realiste mbi gjendjen ku ndodhet sot ekonomia shqiptare”. Sipas Bardhit, “ky raport provoi edhe njëherë denoncimet me fakte të opozitës shqiptare për kriminalizimin e ekonomisë gjatë qeverisjes së Edi Ramës”.“Departamenti Amerikan i Shtetit konstaton se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembërojnë konkurrencën në treg. Raportimi i investitorëve se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale, është faktori kyç që mban larg investimet e huaja nga Shqipëria”, nënvizoi ai. Po ashtu Bardhi theksoi se “ligji për ‘Investimet strategjike,...