Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U premtoi tre paga shpërblim, zjarrfikësi: Rama na mashtroi, nuk po na japin as orët e gatishmërisë
Në datë 2 shtator, qeveria Rama miratoi vendimin që iu jep zjarrfikësve 3 paga shtesë shpërblim për zjarrfikësit që luftuan flakët gjatë verës. Ky premtim u bë e ditur gojarisht dhe në datë 27 gusht, kur Kryeministri Edi Rama nderoi 24 zjarrfikës, ushtarë dhe policë për betejën që bënë me zjarret në të katër anët e vendit. Mirëpo si duket kjo është propaganda e radhës e kryeministrit të vendit, i cili siguroi dhe një mandat të katërt, për të qeverisur vendin për katër vitet e ardhshme. Një zjarrfikës shkruan se 3 pagat shtesë për forcat zjarrfikëse, janë mashtrim i hapur. Sipas tij, bashkitë e vogla nuk e kanë shpërndarë këtë shpërblim. Ndër të tjera, zjarrfikësi shton se prej 3 vitesh nuk paguhen as për orët...