Zbulohet lëvizja/ Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

Zbulohet lëvizja/ Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka folur për garën për Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se vendimi për kandidimin dhe kandidatin do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë. Muçi është shprehur se kandidat në garën për Bashkinë e Tiranës mund të jetë dhe ai, dhe nëse kjo ndodh, vendi i tij në parlament i takon kryetarit të Lëvizjes Bashkë Arlind Qorit. “Në momentin që do të shpallet data e zgjedhjeve, atëherë edhe ne do të dalim me kandidatin tonë, që mund të jetë kushdo prej nesh. Nuk është detyrimisht që do të jetë Arlind Qori, mund të jem edhe unë, por edhe dikush tjetër si Mirela Ruko, Jani Marka, ka një sërë figurash që mund të ishin të denja për kandidaturë...