Vrasja e italianit në Tepelenë, dyshohet për atentat/ Lirohen nga policia ortaku e djemtë e tij, 4 dëshmitarë “rindërtojnë” skenën e krimit 

Vrasja e italianit në Tepelenë, dyshohet për atentat/ Lirohen nga policia ortaku e djemtë e tij, 4 dëshmitarë “rindërtojnë” skenën e krimit 

24 orët e fundit kanë qenë sfiduese për Policinë dhe Prokurorinë e Gjirokastrës për të gjetur një përgjigje se kush fshihet pas vrasjes së biznesmenit italian Edorado Sarchi, pak pas mesnatës së të premtes në zonën e Salarisë në Tepelenë. Për të rindërtuar skenën e krimit dhe për të sqaruar pikëpyetjet e shumta, në pyetje u morën 4 dëshmitarët okularë në vendngjarje: ortaku në biznes i 44-vjeçarit, Eqrem Braçi, dhe dy djemtë e tij, si dhe Armir Hitoveizi, i gjendur rastësisht pranë zonës së krimit. Dëshmitë e tyre kishin përputhshmëri me njëra-tjetrën, ku sipas të katër personave, mjetet me të cilat po lëviznin drejt Nivicës u ndaluan nga një breshëri të shtënash, dhe pak më vonë të shtënat rinisën sërish drejt 44-vjeçarit Edorado Sarchi, i...