Video/ Incident në Teatrin e Operës dhe Baletit, momenti kur tenori meksikan “lë në baltë” sopranon Eva Golemi që rrëzohet në tokë

Video/ Incident në Teatrin e Operës dhe Baletit, momenti kur tenori meksikan “lë në baltë” sopranon Eva Golemi që rrëzohet në tokë

Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes. Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Sikurse duket në pamje, në momentin final kur Violeta duhet të bjerë në krahët e Alfredos, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë, pasi tenori Mario Rojas tregon mungesë profesionalizmi, duke mos vepruar në kohë. Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara. Mjekët i kanë sugjeruar sopranos të qetësohet dhe për...