Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë dhe dërgohet në spital

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë dhe dërgohet në spital

Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes. Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Publiku fillimisht e mori si pjesë të interpretimit, por mosreagimi i menjëhershëm nga tenori në skenë ngriti dyshime mbi gjendjen reale të sopranos. Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara. Burime nga Teatri i Operës konfirmojnë se sopranoja nuk ka dëmtime serioze. Mjekët kanë rekomanduar një pushim 10-ditor, për të shmangur...