Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Borë në Zvicër e Itali, ulja e temperaturave sjell reshjet e para në zonat malore
Zonat malore të Zvicrës janë mbuluar nga bora të shtunën, duke shkaktuar vështirësi në trafikun rrugor. Në Betmeralp, kantoni Valis dhe në Grindelvald, kantoni i Bernës, qytetarët u zgjuan me një peizazh të bardhë dhe shumë borë. Sipas “Meteo Schweiz”, kufiri i lartësisë ku ka rënë borë luhatet midis 1800 dhe 2100 metrave. Në Alpet perëndimore dhe jugore pati deri në 50 centimetra borë. Kalimi i rrugës së Gotardit u mbyll në të dyja drejtimet. Po ashtu, rrugët Tifenbah–Gletç dhe Vasen–Meiringen mbeten të mbyllura për shkak të reshjeve. Ndërsa në male bie borë, në zonat e ulëta të Zvicrës bie shi. Po ashtu edhe në zonat malore të Italisë bora ka zbardhur qyetzat. Reshjet e para u regjistruan në Çervinia, duke i habitur turistët dhe...