Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Protestë për rrugët në Vlorë, banorët e gjashtë fshatrave bllokuan sërish aksion kombëtar
Banorët e gjashtë fshatrave të lumit të Vlorës protestuan për rrugën që lidh fshatrat e tyre me njëri-tjetrin. Prej më shumë se 35 vitesh këta banorë janë në pritje të asfaltit, sipas protestuesve fshatrat janë braktisur pikërisht prej mungesës së infrastrukturës, e cila e bën edhe më të vështirë marrjen e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore. Situata më e vështirë është gjatë dimrit, ku prezenca e baltës e bën edhe më të vështirë futjen e automjeteve në këtë zonë. Protesta ishte paqësore dhe pa incidente Aksi rrugor që lidh Vlorën me Qeparoin u bllokua për 20 minuta, vargu i makinave në këtë fundjavë që tepër i gjatë, gjithsesi protesta përfundoi sapo banorët shprehën kërkesat e tyre, që ishte shtrimi i rrugëve të 6 fshatrave. Top...