Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Incident në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë
Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes. Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Publiku fillimisht e mori si pjesë të interpretimit, por mosreagimi i menjëhershëm nga tenori në skenë ngriti dyshime mbi gjendjen reale të sopranos. Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara. Sipas asaj që mëson gazetarja e Top Channel, Sara Hila, mjekët i kanë sugjeruar sopranos të qetësohet dhe për pasojë,...