‘Shqipëria po paguan çmimin e korrupsionit’, Këlliçi: Raporti i DASH zbulon ‘katastrofën ekonomike’ të qeverisë Rama

‘Shqipëria po paguan çmimin e korrupsionit’, Këlliçi: Raporti i DASH zbulon ‘katastrofën ekonomike’ të qeverisë Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, komentoi raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, “Investment Climate 2025”, duke e cilësuar atë si një skenar realist kundër propagandës dhe mashtrimeve qeveritare. Këlliçi theksoi se raporti pasqyron një realitet që Partia Demokratike e ka denoncuar prej vitesh: pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen dhe zhvillimin ekonomik, pengojnë investimet e huaja direkte dhe ngadalësojnë ritmin e përafrimit me vendet europiane. Ai nënvizoi se përtej propagandës dhe statistikave të mbivlerësuara, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me varfërinë më të lartë në rajon, ndërsa reforma strukturore dhe vizioni qeveritar mungojnë, duke lënë pas një ekonomi të kapur nga korrupsioni, narko-trafiku dhe klientelizmi politik. Këlliçi ritheksoi se Partia Demokratike beson tek liria e biznesit, investimet e huaja dhe mundësitë për qytetarët, dhe...