Tenori italian harroi ta priste, soprano Eva Golemi rrëzohet në skenë

Tenori italian harroi ta priste, soprano Eva Golemi rrëzohet në skenë

Një incident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), gjatë premierës së operës së famshme të Giuseppe Verdit, “La Traviata”. Për fat të mirë, ai nuk pati pasoja të rënda në shëndetin e protagonistëve, edhe pse për disa çaste shkaktoi panik në sallë. Çfarë ndodhi në skenë? Shfaqja, e cila kishte ngjallur interes të madh tek publiku për shkak të regjisorit të famshëm Hugo de Ana dhe kastës së zgjedhur të artistëve, shkoi mrekullisht deri në aktin e tretë. Por, në momentin kulmor kur personazhi Violeta (i interpretuar nga sopranoja Eva Golemi) ndërron jetë në krahët e Alfredos, ndodhi incidenti i papritur: tenori italian që luante rolin e Alfredos, i emocionuar nga interpretimi, harroi të mbështeste...