Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Hetimet për biznesmenin italian të vrarë në Tepelenë shkojnë edhe te konkurenca në treg
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç. Burime me dije se policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili mësohet se është një shtetas nga Vlora. Sipas të njëjtave burime, forcat e policisë kanë nisur një aksion për kapjen e tij, ndërkohë që janë rikthyer sërish në vendngjarje për të kryer verifikime të mëtejshme. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë. Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Edoardo Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër...