Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Në vitin 2020 vodhi 36 ‘paga lufte’! Mashtrimi kompjuterik çon 37-vjeçarin Denis Trungu drejt burgut
Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në zonën e Kombinatit nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik. Denis Trungu, 37 vjeç, është kapur në zonën e Kombinatit pasi rezultonte i dënuar me 7 vite burg për mashtrim kompjuterik. Ai përfitoi në mënyrë të paligjshme gjatë pandemisë duke shfrytëzuar skemën e ndihmës financiare të njohur si “Paga e luftës”. Në vitin 2020, Trungu kishte hapur një llogari bankare dhe kishte ndërhyrë në sistemin “E-filing”, duke transferuar në mënyrë të paligjshme 36 pagesa të ndryshme në llogarinë e tij, me vlerë rreth 15 milionë lekë. Transaksionet ishin justifikuar si pagesa për koncerte, qira dhe fatura të ndryshme. Pas hetimeve, autoritetet bllokuan llogaritë bankare të tij, ku u gjetën vetëm 1.6...