Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Princesha Beatrice humb çdo shpresë për t’u bërë pjesë e Familjes Mbretërore, emri i babait të saj del sërish në dosjet Epstein
Princesha Beatrice thuhet se ka “humbur çdo shpresë” për t’u bërë një anëtare me kohë të plotë e Familjes Mbretërore, ndërsa skandalet që rrethojnë Shtëpinë e Jorkut vazhdojnë të thellohen. Burime pranë saj thonë se vajza e madhe e Princit Andrew dhe Sarah Ferguson, do të kishte qenë e gatshme të ndihmonte në lehtësimin e ngarkesës së Mbretit Charles dhe Princit William, duke marrë pjesë në më shumë angazhime zyrtare në emër të Kurorës. Mbreti, që vazhdon të marrë trajtim për një formë të papublikuar të kancerit, raportohet se ka qenë i impresionuar nga eleganca dhe përkushtimi i Beatrices gjatë paraqitjeve të fundit publike. Por qëndrimi i tij i prerë kundër anëtarëve “gjysmë brenda, gjysmë jashtë” të Familjes Mbretërore duket se ka mbyllur çdo derë...