OKB rivendosi sanksionet për programin bërthamor, reagon Teherani: Parandaloni çdo përpjekje ndaj nesh

OKB rivendosi sanksionet për programin bërthamor, reagon Teherani: Parandaloni çdo përpjekje ndaj nesh

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që të parandalojë ringjalljen e mekanizmave për zbatimin e sanksioneve të OKB-së, pasi ato u rivendosën kundër Teheranit. “Ju bëjmë thirrje të parandaloni çdo përpjekje për të ringjallur mekanizmat e sanksioneve, duke përfshirë Komitetin e Sanksioneve dhe Grupin e Ekspertëve”, tha Araghchi në një letër të postuar në X, duke shtuar se Teherani nuk do të njohë asnjë përpjekje për të zgjatur, ringjallur ose zbatuar sanksionet e OKB-së. Sanksionet e OKB-së kundër Iranit, për shkak të dështimit të Teheranit për të përmbushur angazhimet e tij në programin e tij bërthamor, u rivendosën në orën 3 të mëngjesit, dhjetë vite pasi ato u hoqën. Top Channel