Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Raporti i DASh, Salianji: Korrupsion i përhapur dhe gjykata joefikasese, ligjet favorizojnë të afërtit e pushtetit
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji komentoi raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se ‘raporti i DASH zbuloi korrupsionin e përhapur përhapur dhe gjykata joefikase’. Më tej ai shton se ‘ligjet favorizojnë të afërtit e pushtetit’. Reagimi: DASH 🇺🇸 zhvesh qeverinë dhe rrëzon propogandën! Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri është një dëshmi dhe pasqyrë e realitetit që qytetarët dhe bizneset ndjejnë çdo ditë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë raporti pasqyron; Korrupsion të përhapur dhe gjykata joefikase, ku investitorët këshillohen të mos i besojnë sistemit tonë gjyqësor, por të kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar. Ky është dështim i qeverisë për të garantuar sundimin...