BQE i prish ëndrrat Ramës: Thirrje qytetarëve europianë, mbani para cash në shtëpi

BQE i prish ëndrrat Ramës: Thirrje qytetarëve europianë, mbani para cash në shtëpi

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka theksuar rëndësinë e parave të gatshme si një mjet për përgatitjen kombëtare për kriza, duke u kërkuar familjeve të mbajnë para’ në shtëpi për raste urgjente. Thirrja vjen pas praktikave që tashmë janë në fuqi në vende si Holanda, Finlanda dhe Austria, ku qytetarëve u këshillohet të kenë 70-100 euro për person në para të gatshme. Programe të ngjashme janë zhvilluar nga Suedia dhe Norvegjia. Argumenti kryesor është se sistemet digjitale mund të shemben në një moment të caktuar. Thirrja vjen pas një këshille të ngjashme për qytetarët në shtetet anëtare për të grumbulluar mjaftueshëm para, ushqim, ujë dhe ilaçe për të mbijetuar për 72 orë në rast të një ndërprerjeje të shërbimit. Këshilla u nxit nga lufta në Ukrainë,...