Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ankth për profesorin italian të arrestuar në Shqipëri, kryetarja e Bashkisë i shkruan presidentit të Italisë
Një letër e hapur drejtuar Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, është dërguar nga kryetarja e bashkisë së San Severos, Lidya Colangelo, për të kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Jashtme dhe aktivizimin e të gjitha kanaleve institucionale për lirimin dhe kthimin në Itali të Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor i biologjisë në Universitetin e L’Aquilës, me origjinë nga San Severo. ‘Në cilësinë e kryetares së bashkisë së San Severos, po ju shkruaj për të shprehur gjithë shqetësimin tim lidhur me një çështje që ka prekur profesorin Michele D’Angelo, 44 vjeç, me profesion biolog dhe pedagog në Universitetin e L’Aquilës, me origjinë nga qyteti ynë, - shkruhet në letër.- Sipas të dhënave të marra nga familjarët dhe kronikat mediatike, më 8 gusht të kaluar, D’Angelo,...