Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Luizi pranë familjes Kelmendi, merr pjesë në ceremoninë e varrimit. Afër Gjestit dhe banorë të Big Brother
Varrimi i Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka mbledhur jo vetëm familjarë dhe qytetarë nga Peja, por edhe shumë miq e kolegë të tij nga formati i njohur Big Brother VIP Albania dhe Big Brother VIP Kosova. Por në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe Luiz Ejlli. Këngëtari dhe fituesi i ”BBVA2”, tregoi se nuk e njihte nga afër Gjestin, por iu bashkua artistëve që morën pjesë në ngushëllime. Po ashtu të pranishëm ishin edhe Yll Limani, si dha Dafina Zeqiri me bashkëshortin. Nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, ku Gjesti doli fitues, në ceremoninë mortore morën pjesë disa prej ish-banorëve që ndanë rrugëtimin me të në shtëpinë më të famshme. Midis tyre u panë Egli Tako, Danja Koka, Valbona Mhilli,...