Kosove/ IKSHPK: Uji i Badocit është i sigurt për pije

Kosove/ IKSHPK: Uji i Badocit është i sigurt për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se uji i Liqenit të Badocit është i sigurt për pije. IKSHPK tha se analizat laboratorike të realizuara në tri ditët e fundit tregojnë se vlerat e manganit janë brenda kritereve të përcaktuara për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njerëzit. Më 1 shtator, IKSHPK-ja kishte rekomanduar që uji i Badocit të mos përdorej për pije për shkak të vlerave të larta të manganit. Edhe në të kaluarën ky institut kishte rekomanduar që uji i Badocit të mos përdorej për pije për shkak të niveleve të larta të manganit. Mangani konsiderohet se kontribuon në shumë funksione trupore, përfshirë metabolizmin e kolesterolit, të glukozës e të karbohidrateve, në formim të kockave, në mpiksjen e gjakut, dhe në reduktimin...