Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën gruaja në Lezhë

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën gruaja në Lezhë

Një grua në Lezhë ka humbur jetën si pasojë e rrymës elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë, ku shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Top Channel