Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mbi 10 mijë gra dhe vajza të punësuara nga zyrat e punës
Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në zyrat e punësimit në të gjithë vendin janë regjistruar 17 396 punëkërkues, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë gjetur mundësi punësimi. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë punësuar gjithsej 10 121 gra dhe vajza, duke reflektuar përpjekjet për të nxitur barazinë gjinore dhe për të rritur përfshirjen e grave në tregun e punës. Një tjetër kategori e rëndësishme janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, ku 6797 të rinj janë futur në punë. Në kuadër të mbështetjes sociale, referuar të dhënave, 1311 persona përfitues të pagesës së papunësisë janë rikthyer në skemën e punësimit. 1320 anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike janë përfshirë në statistikat e punësimit, çka tregon përpjekjet për integrimin në...