Foto dhe muzikë, në Amfiteatrin e Durrësit ekspozita e fotografit italian Fabrizio Loiacono

Foto dhe muzikë, në Amfiteatrin e Durrësit ekspozita e fotografit italian Fabrizio Loiacono

Amfiteatri Antik i Durrësit u kthye mbrëmjen e kaluar në një skenë të artit fotografik dhe muzikës me aktivitetin mbyllës të ekspozitës “Glance off It – Sguardo Laterale” të fotografit italian Fabrizio Loiacono. Gjatë muajit shtator, fotografi ekspozoi në Hamamin Mesjetar 16 fotografi abstrakte, që shpalosin bukurinë e objekteve të zakonshme përmes një këndvështrimi të ri, ndryshe. Fotografi Fabrizio Loiacono shprehet i emocionuar për këtë ekspozitë: Instinkti është në themel të punës time kreative. Është zjarri që ndez çdo imazh. Jam i vlerësuar nga moria e turistëve dhe qytetarëve durrsakë që e kanë ndjekur ekspozitën.” Autori i ekspozitës u shpreh i emocionuar nga mikpritja dhe vëmendja që publiku vendas i kushtoi punës së tij, duke thënë se së shpejti do të kthehet me një tjetër...