Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shqetësim edhe në Danimarkë, dronë të paidentifikuar janë parë pranë instalimeve ushtarake
Dronë të paidentifikuar janë parë pranë instalimeve ushtarake edhe në Danimarkë gjatë natës, thanë Forcat e Armatosura më 27 shtator. Ky njoftim vjen pasi disa inkursione afër aeroporteve dhe instrastrukturës kritike janë regjistruar gjatë kësaj jave në Danimarkë. “Mbrojtja daneze mund të konfirmojë se dronët u panë në disa lokacione të mbrojtjes së Danimarkës mbrëmë. Disa kapacitete të mbrojtjes u dislokuan”, tha një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Danimarkës. Ushtria daneze nuk specifikoi se ku saktësisht u detektuan dronët. Policia tha se kishte parë dronë pranë bazës ajrore Karup, në perëndim të Danimarkës, raportoi agjencia e lajmeve Ritzau. Ndërkaq, policia norvegjeze tha të shtunën se po heton lëvizjen e mundshme të dronëve pranë bazës ajrore Oerland, që është baza kryesore për avionët luftarakë F-35...