Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg ekzekutorin, mohon akuzën

Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg ekzekutorin, mohon akuzën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin Sabah Nuzi, i akuzuar si vrasësi i 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020. Referuar hetimeve të SPAK, Sabah Nuzi u pagua 50 mijë euro nga porositësi Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri. Ky i fundit dyshohet se urdhëroi vrasjen e 22-vjeçarit pjesë e sagës së hakmarrjes ndaj familjes Lleshi për vrasjes e të vëllait Agim Hoxha në Angli në vitin 2012 nga Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit. Sabah Nuzi nuk e ka pranuar akuzën në gjykatë. Ndërkohë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe për Samet Lokun, i arrestuar po ditën e djeshme. Loku nuk akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Klevis...