“Fundjava magjike”, fëmijët përjetojnë me emocione shfaqjen në Teatrin Eksperimental

“Fundjava magjike”, fëmijët përjetojnë me emocione shfaqjen në Teatrin Eksperimental

“Fundjava Magjike” dhuroi emocione dhe shumë të qeshura për të vegjlit që ndoqën shfaqjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental. Dy fëmijë, motër dhe vëlla, kanë humbur në ekranet që kanë filluar të ndriçojnë më shumë se zemrat e tyre. Por kur takojnë Njeriun Llamarinë, që po kërkon zemrën e humbur, gjithçka ndryshon. “Kam mbajtur shënime për të bërë këtë shfaqje. Doja ta mbaja mes mësimit dhe lojës. Mendoj se familja është baza, prandaj e kam lënë fokusin vetëm te fëmijët, jo te personazhet e tjerë“, shprehet regjisori Kleard Gërmenji. Aktorët futen nën lëkurën e personazheve, që me të papriturat dhe dinamikën e krijuar përfshijnë publikun. Aktorja Adriana Tolka thotë për rolin: “Kjo shfaqje vjen kaq natyrshëm dhe është shumë e kuptueshme për të...