Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed, theksoi nevojën urgjente për t’i dhënë fund luftës në Gaza, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, raportoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe WAM.
Ishte takimi i parë i Netanyahut me një zyrtar të lartë arab që nga sulomi i Izraelit më 9 shtator ndaj ushëheqësve të Hamasit në Katar, të cilën Emiratet e Bashkuara Arabe e dënuan dhe protestuan duke thirrur zëvendësambasadorin e Izraelit.
Emiratet e Bashkuara Arabe, një prodhues i madh nafte dhe qendër rajonale tregtare me ndikim diplomatik në të gjithë Lindjen e Mesme, nënshkroi një marrëveshje normalizimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja me Izraelin sipas Marrëveshjeve të Abrahamit në vitin 2020, e cila hapi rrugën për lidhje të ngushta ekonomike dhe të sigurisë, përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje.
Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, panë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun të normalizonin marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.
Sheikh Abdullah përsëriti “angazhimin e palëkundur të Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbështetur të gjitha nismat që synojnë arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse bazuar në zgjidhjen me dy shtete, në një mënyrë që përmbush aspiratat e të dy popujve palestinez dhe izraelit”, tha WAM.
Raporti nuk përmendi Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat janë tensionuar nga politikat izraelite në rajon.
Më herët këtë muaj, Emiratet e Bashkuara Arabe e paralajmëruan Izraelin se aneksimi në Bregun Perëndimor të pushtuar do të përbënte një “vijë të kuqe” për Abu Dhabin, që do të dëmtonte rëndë frymën e Marrëveshjeve të Abrahamit që normalizuan marrëdhëniet Emiratet e Bashkuara Arabe-Izrael.
Burime i thanë Reuters se Abu Dhabi mund të ulë nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, nëse qeveria e Netanyahut anekson një pjesë ose të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Kombet e mëdha perëndimore, përfshirë Francën, Britaninë, Kanadanë, Australinë dhe Portugalinë, njohën shtetin palestinez të dielën e kaluar, në një veprim të lindur nga frustrimi për luftën në Gaza dhe që synonte të promovonte një zgjidhje me dy shtete, duke shkaktuar një reagim të furishëm nga Izraeli.
Netanyahu, i cili përjashtoi mundësinë e krijimit të një shteti palestinez, denoncoi ashpër vendet perëndimore për përqafimin e shtetësisë palestineze.
dhe më të shtrenjta dhe agjencitë e OKB-së të cilat thonë se po përballen me sfida logjistike në transportimin e furnizimeve.
Qeveria më e ekstremit të djathtë në historinë e Izraelit ka deklaruar se nuk do të ketë shtet palestinez, ndërsa vazhdon luftën kundër grupit militant Hamas në Gaza pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit që vrau rreth 1,200 persona./ Reuters.
