Oligarku Bashkim Ulaj nuk ndalet! Nis punën për ndërtimin e kullës gjigante te Liqeni Artificial

Oligarku Bashkim Ulaj nuk ndalet! Nis punën për ndërtimin e kullës gjigante te Liqeni Artificial

Bashkim Ulaj ka nisur ndërtimin e një tjetër kulle në Tiranë. Kësaj radhe bëhet fjalë për kullë me plot 58 kate në një prej zonave më të lakmuara të kryeqytetit, pranë Liqenit Artificial. Leja për kullën “Tirana Lake” është dhënë me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit më datë 25 qershor 2025. Mes 40 lejeve të firmosura, objekti me lartësinë më të madhe që mori dritë jeshile, ishte kjo kullë që do të ndërtohet nga Ulaj. Vendimi titullohet “Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese me 58 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Llazar Pulluqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aba Tower” sh.p.k. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, shoqëria “Aba Tower” me administratore Artila Ulajn, ndërsa aksionerët janë “Aba...