Shëndetësia që s’duam! Pediatria pa ezhe, mbahet vetëm si inventar

Shëndetësia që s’duam! Pediatria pa ezhe, mbahet vetëm si inventar

Në katin e nëndheshëm të pavionit të Konsultave Pediatrike në QSUNT, mesditën e 30 gushtit rendën sanitare dhe personel që të shpëtonin nga përmbytja pajisjen EEG, Elektroencefalogramë (Ezheja), që e kishin lënë aty për “mungesë ambienti”. Arritën ta nxirrnin në kohë, pa dëmtime, por e gjithë kjo betejë ishte një shfaqje për të siguruar atë aparaturë vetëm si inventar, pasi prej më shumë se pesë vitesh është jashtë funksionit. “Nuk ka ezhe për momentin”, të thotë nën zë kushdo punonjës, nga sanitarja tek mjeku në pavionin e konsultave pediatrike. Me këtë përgjigje u përball edhe fëmija G.T vetëm 5 vjeç, prindërit e të cilit u detyruan që për ta ekzaminuar të shkonin në privat, në një ambient të vogël përballë spitalit pediatrik. “Pagova 60 mijë...