Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
‘Eshtë e korruptuar’, Trump i kërkon Microsoft të shkarkojë zëvendësprokuroren e përgjithshme të Bidenit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se Microsoft duhet të shkarkojë Lisa Monaco, një zëvendësprokurore të përgjithshme në administratën Biden, të cilën gjigandi i teknologjisë e punësoi së fundmi. Kërkesa e Trump për shkarkimin e Monaco është një tjetër shembull i fushatës hakmarrëse të presidentit republikan kundër ish-zyrtarëve të administratës Obama dhe Biden, të cilët ai i akuzon për “gjueti shtrigash” kundër tij. “Unë besoj se Microsoft duhet ta ndërpresë menjëherë kontratën e punës së Lisa Monaco-s”, theksoi Trump në një postim në platformën Truth Social, duke e përshkruar ish-zëvendësprokuroren e përgjithshme 57-vjeçare si “të korruptuar”. Microsoft ka punësuar Monacon për të drejtuar çështjet ndërkombëtare dhe, siç thekson Presidenti Trump, ajo do të trajtojë informacione shumë të ndjeshme. “Ajo përbën një rrezik për...