Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Misteri i Amelia Earhart, Trump urdhëron publikimin e të dhënave qeveritare mbi pionieren e aviacionit amerikan
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se kishte urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e të gjitha të dhënave qeveritare që lidhen me pionieren e aviacionit Amelia Earhart, avioni i së cilës u zhduk në mënyrë misterioze ndërsa përpiqej të fluturonte rreth botës në vitin 1937. Në një postim në platformën Truth Social, Trump vuri në dukje se misteri që rrethon fluturimin e fundit të Earhart ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve. “Po i kërkoj administratës sime të deklasifikojë dhe publikojë të gjitha të dhënat qeveritare që lidhen me Amelia Earhart, fluturimin e saj të fundit dhe gjithçka që lidhet me të”, tha presidenti i SHBA-së. Amelia Earhart, gruaja e parë që fluturoi vetëm përtej Oqeanit Atlantik (nga Kanadaja në Irlandën e Veriut), u zhduk...