Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vranësira dhe shtrëngata shiu në zonat malore, ja parashikimi i motit për këtë të shtunë
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë ndryshime të shpeshta në mot. Pas një fillimi të ditës me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në shumë zona të territorit, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2...